Arrestohen katër persona në Skenderaj

Përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, është duke e realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.

Dje me datë 20.07.2022, në orët e pasdites policia e Stacionit Policor Skenderaj kanë arrestuar katër (4) persona, shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj kishte lëshuar urdhëresat për veprat penale ,,Vjedhje e shërbimeve ” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi qe dënimi ka qene i zëvendësuar me gjobë, të njëjtit i kane paguar gjobat dhe janë liruar.