Një numër i madh i mërgimtarëve tashmë kanë ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet verore.
Pavarësisht fluksit në rritje të mërgimtarëve që shfrytëzojnë transportin rrugor për të ardhur në vendlindje, në pikat kufitare të Kosovës paraqitet gjendje e qetë, transmeton Zeri.info.
Sipas raportit të fundit në mëngjesin e kësaj të mërkure nga Agjencia për Menaxhim Kufitar, në asnjë pikë kufitare në hyrje-dalje të Kosovës nuk ka pritje.
Disa mërgimtarë po raportojnë në vazhdimësi për pritje më të gjata në kufirin Hungari – Serbi.