Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka aprovuar kërkesën e Auditorës së Përgjithshme, Vlora Spanca, për uljen e pagës në 2 800 euro.
Deputeti Eman Rrahmani tha se nuk është etike që të përzihemi në kërkesën e vet Auditores së Përgjithshme.
“Ka qenë vetiniciativë dhe nuk është etike nga ne të përzihemi në këtë pjesë apo të ndryshojmë pasi është diçka simbolike dhe të lihet vlera e asaj që ka kërkuar pra 2800 euro. Nuk duhet që të ndikojmë edhe tek dikush që ndoshta kërkon ulje page dhe me u ndikua që ne mundemi edhe më shumë t’i ulim”.
U përcaktua që në bazë të ligjit, paga e Auditores së Përgjithshme t’i caktohet paga prej 2800 euro bruto, raporton EO.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, gjatë fjalës së saj në këtë komision tha se priten të raportohen deri në 134 raporte të auditimit gjatë punës në vazhdim.
“Priten të raportohen 134 raporte të auditimit dhe raporte të tjera që kanë të bëjnë me resurse njerëzore. Deri ne fund të vitit do dërgohen raporte edhe tek Ministria e Drejtësisë raporte konfidenciale për dhomat e specializuara të gjykimeve”.
Spanca tutje tha se tashmë në kuadër të planeve dhe kërkesave për auditim është mbushur dhe se janë shumë kërkesa që po presin.