Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu bën të ditur se ditëve në vijim do të dalin me njoftim për procesin e aplikimit për shtesën e ndarë prej 100 eurosh për studentët.
Kryeziu në një përgjigje për Gazetën Express tha se aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova.
“Jemi afër finalizimit të platformës për aplikim për shtesën prej 100 euro për studentë. Ditëve në vijim do të dalim me njoftim dhe udhëzimet mbi procesin e aplikimit. Aplikimi do të bëhet përmes platformës e-Kosova”, ka thënë Kryeziu.
Ditë më parë është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për 100 euro shtesë të ndara nga Qeveria e Kosovës.