Ankohen bujqit: Me këto çmime nuk ke llogari ta punosh tokën dhe të mbash bagëti

Ngritja e çmimeve në vendin tonë ka goditur edhe bujqit mitrovicas.

Një bujk ka shprehur shqetësimin e tij në “Jepi zë” me ngritjen e madhe të çmimeve.

Sipas tij, ngritje të çmimeve ka ndodhur nëpër të gjithë artikujtë që ata përdorin për mbjelljen e arave.

Nga çmimi i naftës deri tek plehu për tokë kanë shënuar rritje të madhe, dhe me këtë trend të rritjes, ai thotë se nuk ka llogari të merresh fare me bujqësi.

Ai ka kërkuar ndihmën nga shteti, me qëllim që mos të vije deri tek mbyllja e këtij biznesi, dhe mos mbjellja e tokave.