Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve bën të ditur se me 25 gusht të këtij viti do të mbahet ankandi i trembëdhjetë.
Në njoftimin e MFPT-së thuhet se në këtë ankand do të emetohen obligacione me maturitet shtatë vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.
“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.
\RTV-Okarina\