Anëtarët e PSD-së ndalin energjinë elektrike në zyrat e ZRrE-së

Anëtarët e Partisë Socialdemokrate janë duke qëndruar në zyrat e Bordit të ZRRE-së.

Me këtë rast përpos fjalëve të shumta, si dhe brohoritjeve këta të fundit tashmë kanë ndaluar edhe energjinë elektrike në këto zyra.

Frashë Krasniqi dhe Dardan Molliqaj kanë ndaluar siguresat e energjisë elektrike, transmeton lajmi.net.

Së fundi në zyrat e ZRRE-së kanë ardhur edhe zyrtarët policorë të cilët kanë biseduar me përfaqësuesit e ZRRE-së, ndërsa pak më parë veçse janë larguar nga aty.

Ndryshe Molliqaj dhe anëtarët e tjerë të PSD-së kanë vazhduar të kërkojnë përgjigje nga Drejtori i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu se si do të bëhet shpërndarja e 90 milionë eurove si subvencion i dhënë nga Qeveria për energjie elektrike.

Me ndaljen e rrymës në këto zyra është ndaluar i gjithë funksionimi i punës.

Molliqaj vazhdoi të kërkojë publikimin e vendimit për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike./Lajmi.net/