Real Madridi ka fituar ”El Clasicon” e parë të këtij sezoni në La Ligën spanjolle.
”Los Blancos” në fundjavë fituan si musafir me rezultat 2-1 falë golave të Alaba e Vazquez, kurse per katalanasit shënoi Aguero.
Por, Ancelotti edhe pse e kishte kundërshtar Koemanin, i ofroi mbështetje, duke u treguar edhe një herë njeri i madh.
Në fund të ndeshjes trajneri i skuadrës madriliene e përshëndeti trajnerin e Barçës dhe sipas raportimeve besohet se i ka thënë disa fjalë inkurajuese.
“Është një punë e vështirë, duhet të vazhdosh”, raportohet se italiani i ka thënë holandezit.
Edhe në konferencën pas ndeshjes, Ancelotti u tregua i matur dhe respektues ndaj Barcelonës dhe trajnerit të saj.
“Jam i lumtur që fitova El Clasicon sepse është ndeshja më e rëndësishme. Ata gjithashtu luajtën mirë. Nuk ishte një lojë e lehtë, kështu që fitorja na bën shumë të lumtur”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.
Aktualisht Real Madridi gjendet e dyta në tabelën e La Ligës me 20 pikë, kurse Barcelona e nënta me 15 pikë.
\RTV-Okarina\