Analisti Miftaraj deklaron që Sami Lushtaku nuk mund të garojë për kryetar, ani pse shpalli kandidaturën, Ligji s’ia lejon!

 

Meqenëse jemi në prag të zgjedhjeve komunale, analisti, Ehat Miftaraj ka deklaruar se Sami Lushtaku s’mund të garoj për kryetar, pasi i njëjti është “nën llupën” e drejtësisë.

Sipas tij, PDK mundet me ja konfirmu Sami Lushtakut kandidaturën për Skenderaj, por Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese ia ndalon.

 

 

“… marr per baze faktin se te njëjtit iu ka konfirmu një dënim nga Gjykata e Apelit ne vitin 2020.

Kush është i dënuar ne tre vitet e fundit me vendim te formës se prere, nga dita e mbajtjes se zgjedhjeve ka pengese juridike për te kandiduar qofte ne nivel qendror apo komunal”, ka shkruar ai.

\RTV-Okarina\