Është mbajtur ceremonia e radhës e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave nga Forca e Sigurisë Kosovës dhe Garda Kombëtare e Iowa-së në mision paqeruajtës.
Me ftesë të Gardës Kombëtare të Iowa-së, shefi i Misionit në Konsullatën në Iowa, Artan Duraku i shoqëruar nga Koloneli Ilir Qeriqi, Attashe ushtarak në Ambasadën e Kosovës në Washington, DC, morën pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e dërgimit të përbashkët të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare e Iowa-së në mision të përbashkët paqeruajtës (Sendoff ceremony for the 3654 Support Maintenance Company).
“Faleminderit popullit te Iowa-së, si dhe udhëheqësve si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë federal për besimin ndaj të arriturave të FSK-së dhe popullit të Kosovës”, ka shkruar Duraku.