Amerika publikon udhëzimin e fundit për qytetarët e saj të cilët dëshirojnë t’ia mësyjnë Kosovës

 

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar udhëzimin e fundit për qytetarët e saj të cilët dëshirojnë t’ia mësyjnë Kosovës.

Për Kosovën kanë marrë vendim që nga shkalla e katërt e rrezikshmërisë ku qytetarët udhëzoheshin që të mos udhëtonin fare, ta zbresin në shkallën e tretë, ku thuhet që të rishqyrtohet udhëtimi.

 

 

“Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka lëshuar njoftimin e nivelit të tretë për Kosovën për shkak të COVID-19, si pasojë e nivelit të lartë të COVID-19 në vend”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, zyra për Punë të Brendshme.

 

\RTV-Okarina\