Ambasadorja e Kosovës merr pjesë në betimin e presidentit të Izraelit

 

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, Ines Demiri ka marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Izraelit, Isaac Herzog.

Demiri ka shkruar se do të shikoj mundësinë e forcimit edhe më tej të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izrelit, gjatë presidencës së Herzog.

 

 

“E nderuar të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të 11 të Izraelit, Isaac Herzog në Knesset. Do të shikojmë mundësinë e forcimit edhe më tej të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit, gjatë presidencës së tij. E falënderoj presidentin Rivlin për simpatinë që ka treguar për Kosovën në të gjitha takimet tona”, ka shkruar Demiri.