Ambasadori italian i uron fitoren Kurtit

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando  i uroi fitoren Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit, teksa edhe diskutuan hapat e ardhshëm ku edhe inkurajoi formimin e shpejtë të Qeverisë së re.

Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik“, shkroi Orlando në Twitter.