Ambasadori gjerman: Të gjithë akterët politikë të tregojnë maturi politike

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka takuar sot kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. Në takim u diskutua për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit politike në Kosovë, pas akuzave për manipulim të votave nga Lista Serbe.

Po ashtu në këtë takim u diskutua edhe për sulmin fizik ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq. Diplomati gjerman ka kërkuar që të gjithë akterët politikë të tregojnë maturi politike.

 

 

“Sapo u takova me Goran Rakiq. Diskutuam për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit politike. Nënvizova rëndësinë që të gjithë akterët të shfaqin pjekuri politike”, shkruan Rohde në Twitter.

/RTV-Okarina/