Thomas Schieb, ambasadori gjerman në Beograd, deklaroi se bombardimi i Jugosllavisë në vitin 1999 ishte një çështje e diskutueshme, por që ishte i domosdoshëm një reagim sepse ishte e nevojshme për të parandaluar një katastrofë humanitare dhe gjenocidin në Kosovë.
“Unë jam i vetëdijshëm se kjo është një çështje e diskutueshme dhe se nuk kishte asnjë vendim të Këshillit të Sigurimit të KB (për fillimin e veprimeve ushtarake). Por duhet të merrej një vendim, qëllimi ishte të shmangte një katastrofë humanitare, për të shmangur gjenocidin”, tha ai.
Diplomati gjerman në Serbi tha se bombardimi ishte “shumë i vështirë për Serbinë, por që nuk duhet të harrojmë se nuk ndodhi thjeshtë.”
“Problemi ishte gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën, të gjitha mjetet diplomatike ishin përdorur më parë”, shtoi ambasadori gjerman.
/RTV-Okarina/