Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, në përvjetorin e 22-të të masakrës në Reçak ka përkujtuar të gjitha viktimat e rëna.
Abboti tha se është e rëndësishme që drejtësia të bëhet për ta, familjet dhe miqtë e tyre.
“Sot kujtojmë viktimat e masakrës në Reçak. Është e rëndësishme që drejtësia të bëhet për ta, familjet dhe miqtë e tyre”, tha ai.
Më 15 janar 1999, në Reçak forcat serbe vranë e masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.
/RTV-Okarina/