Nicholas Abott, Ambasadori britanik në Kosovë, e ka vlerësuar lart suksesin e Dua Lipës në ceremoninë “Grammy”.
Abotti e ka uruar Duan duke thënë se ajo e bën krenare Kosovën dhe Britaninë e Madhe.
“Urime Dua Lipa, suksesi në ‘Grammy’. Ti e bën krenare Britaninë e Madhe dhe Kosovën”, shkruan Abott në urimin e tij.
Dua Lipa ka arritur që të dielën të fitonte çmimin “Grammy” si albumi më i mirë pop i vitit.