Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka dhuruar një ditë më parë Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Antigjen në vlerë prej 476.000$.
Në njoftimin e AKK-së thuhet se testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dje i ka dhuruar Asociacionit të Komunave të Kosovës Teste Rapide Antigjen në vlerë prej 476.000$ me përkrahjen e programit për Ndihmë Humanitare #EUCOM. Testet do të lehtësojnë testimin e shtuar në shumë komuna të ndryshme.
Koloneli Steve Rose dhe Majorja Courtney Olson ishin të pranishëm gjatë këtij dhurimi së bashku me Z.Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës”, shkruan AKK në Facebook.