Ambasada e Kosovës në Paris i ka njoftuar qytetarët se nga sot do të hapen shërbimet konsullore për publikun.
Kjo pas mbylljes si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris njofton se shërbimet konsullore do të rihapen për publikun nga dita e martë, më 11.05.2021.
Kjo ambasadë fton që t’i kontaktoni përmes telefonit zyrtar +33 (0) 1 45 00 02 06 për marrjen e takimeve çdo ditë pune nga ora 14:00 deri në orën 16:00.
Po ashtu, luten që për shkak të situatës aktuale sanitare në lokalet e ambasadës të paraqiten vetëm personat që do të marrin shërbime. Përjashtim nga ky rregull bëjnë rastet kur shoqërimi është i domosdoshëm”, thuhet në njoftim.
\RTV-Okarina\