Nxënësja e Gjimnazit “Hamëz Jashari”, Altina Salihu, ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare, me temën “Bullizmi”. Kjo garë ndërkombëtare është mbajtur në Danimarkë dhe pjesëmarrëse kanë qenë edhe shumë shtete evropiane.
Për këtë sukses të saj ka njoftuar Komuna e Skenderajt e cila ka shkruar:
“Atlina, e para!
Altina vazhdon të na bëjë krenarë me sukseset e saj në gara ndërkombëtare👏
Në këtë ditë të bukur pranvere, në këtë vikend të bukur, nxënësja e Gjimnazit ” Hamëz Jashari” në Skenderaj, Altina Salihu, na gëzoi me lajmin që na e dha, se ka dalë e para në garën ndërkombëtare, me temën “Bullizmi”. Kjo garë ndërkombëtare është mbajtur në Danimarkë dhe pjesëmarrëse kanë qenë edhe shumë shtete evropiane.
Altina i ka mposhtur edhe kësaj radhe të gjitha shtetet pjesëmarrëse, duke u vlerësuar me gjithsej 93 pikë.
Me sukseset e saj në nivel ndërkombëtar, Altina vazhdon të na bëjë krenarë të gjithëve.
Komuna e Skënderajt dhe Drejtoria e Arsimit do ta përkrahin dhe mbështesin Altinën në vazhdimësi!
Krenarë më sukseset tuaja, Altina!
Të lumtë!”