30 qytetarë nuk ia kanë dalë betejës me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh gjithashtu ka njoftuar se 685 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 nga nëntë mijë e 415 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Sot janë shëruar një mijë e 384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133 mijë e 314”, thuhet tutje.
Kurse aktualisht në Kosovë janë 19 mijë e 923 raste aktive me COVID-19.
\RTV-Okarina\