Al-Trade ndanë 22 bursa për studentët e Drenasit

Është nënshkruar kontrata me kompaninë Al- Trade, e cila do dhurojë 22 bursa për studentët e Komunës së Drenasit.
Ky lajm i mirë u arritë sot me nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë në mes të përfaqësuesëve të kompanisë dhe kryetarit Lladrovci.
Kryetari Lladrovci falenderojë përfaqësuesit e kompanisë në fjalë e cila ka qenë në vazhdimësi mbështetëse e të rinjve tanë.
Komuna e Drenasit është e përkushtuar që të gjejë edhe donatorë të tjerë të vullnetit të mirë, që të gjindet pranë studentëve që sado pak të ju lehtësohet barra e shpenzimeve për studime. /RTV Okarina/