Aksioni i Doganës në Hib Petrol për shitje të parregullt të naftës, arrestohen tre persona

Ekipet hetuese të Doganës së Kosovës kanë kryer një aksion në Hib Petrol, që dyshohet të ketë kryer aktivitete në kundërshtim me ligjin.

Ky aksion është realizuar në një nga pikat e kësaj kompanie në Komunën e Ferizajit.

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet të ketë tre të arrestuar deri më tani.

Gjetjet e Doganës çojnë në shitje të çrregullt të derivateve të naftës.