Policia e Kosovës sot ka ndërmarr aksione policore në disa lokalitete të Kosovës. Pas Prishtinës dhe Istogut, Policia ka ndërmarr aksion edhe në Komunën e Lipjanit.
Telegrafi ka kontaktuar kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.
“Në objekt të komunës nuk ka ndonjë aksion policor. Jashtë komunës po, në bazë të fjalëve që kam dëgjuar diçka, janë për një zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë”, ka thënë Ahmeti.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka thënë “Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme. Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani.