Aksidenti në Kroaci, konfirmohen dy viktima nga komuna e Junikut

 

Nga aksidenti tragjik që ndodhi të dielën në Kroaci, mbetën të vdekur dhjetë persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

Komuna e Junikut përmes një njoftimi ka bërë të ditur se në mesin e viktimave janë edhe dy qytetare të kësaj komune, Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe Gjyle Maloku.

Komuna u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre në këtë aksident.

 

 

“Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetëra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkëqytetar të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt. Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe gëzimi i tyre për tu bashkuar u kthye në pikëllim e dhimbje. Ngushëllime familjes Gjota, Kolmekshaj dhe Maloku!”, thuhet në njoftim.