Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksident trafiku që ndodhi pasditen e kësaj të hëne në fshatin Baran të Pejës.
Në këtë aksident u përfshinë dy vetura, dhe rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 16:30 policia është njoftuar për një aksident në fshatin Baran të Pejës, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar dy persona. Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë shëndetësore”.