Sot rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Sllatinë, ka ndodhur një aksident si pasojë e të cilit dy persona kanë marrë lëndime trupore.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovë, Bajram Krasniqi aksidenti ka ndodhur në mes tri automjeteve.
“Rreth orës 14:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (në fshatin Sllatinë). Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje, nga aty raportojnë për një aksident në mes tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit, deri në këto momente, janë paraqitur dy persona të lënduar. Policia është duke u marrë me matjet dhe këqyrjen e vend-ngjarjes”, ka thënë Krasniqi.
\RTV- Okarina\