Sot rreth orës 09:30 ka ndodhur një aksident në Rrugën e Transitit në Prizren. Në aksident është përfshirë një kamionetë e cila ka goditur dy dy biçiklistë, 13 vjeç dhe 17 vjeç.
Rastin e ka konfirmuar Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
“Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:30 ku një kamionetë ka goditur dy biçiklistë”, tha Osmanollaj.
Dy biçiklistët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas marrje së ndihmës së parë në Prizren, janë dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
/RTV-Okarina