Dita e festës u kthye në tragjedi për një familje nga Skenderaj.
Anëtarët e saj, fëmija shtatëvjeçar dhe nëna e tij 31-vjeçare, humbën jetën në Gllobar të Drenasit, në një aksident trafiku.
Sipas dëshmitarëve, shpëtimi i viktimave ishte i pamundur, por nxjerrja e tyre nga vetura u bë vetëm me ndihmën e zjarrfikësve.
Trupat e nënës me të birin që u dërguan për obduksion, sipas dëshmitarëve, kishin pësuar lëndime të rënda.
Në këtë aksident edhe tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në QKUK.
Sipas policisë, arsyet e këtij aksidenti po hetohen.