Aksident i rëndë në Shqipëri, humbin jetën katër persona, mes tyre dy fëmijë

Një aksident me pasoja tragjike është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”. Për pasojë katër persona, dy prej tyre të rritur dhe dy fëmijë, anëtarë të një familjeje, kanë humbur jetën.

Sipas raportimeve të para ka qenë një makinë tip “Audi”, e cila dyshohet se ka goditur nga pas një makinë tip “Toyota”, dhe për pasojë të dyja kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal.

 

 

Në makinën tip “Toyota” me targa greke ndodheshin katër anëtarët e një familjeje. Shkaqet e aksidentit ende nuk bëhen të ditura.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.