Një aksident me fatalitet ka ndodhur ditën e enjte në Komoran.
Policia bën të ditur së një veturë ka rënë në lumë, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
“Fsh. Komoran, 24.03.2021 – 23:00. Është raportuar se në rr. nacionale Pejë- Prishtinë, fshati Komoran një veturë me targa vendore derisa kishte qenë në lëvizje kishte rënë në lumë. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjer të dy meshkuj kosovarë. Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”