Aksident i rëndë në hyrje të Mitrovicës, vdes një person

Një person ka humbur jetën sot pas një aksidenti në trafik që ndodhi në fshatin Shupkovc të komunës së Mitrovicës.

Sinjali mëson se viktima është një burrë i moshës 67-vjeçare, i cili vdiq derisa po lëvizte me traktor në rrugën nacionale.

I ndjeri ishte me vajzën e tij, kur dyshohet se nisi të mos ndihej mirë dhe papritmas ka humbur kontrollin mbi automjet, duke përfunduar në një autolarje.

67-vjeçari u gjet i shtrirë në tokë pa shenja jete, vdekjen e së cilit e konfirmoi edhe ekipi i mjekëve.