Akil Gjakova nuk arrin gjysmëfinalen, mbetet në garë për medaljen e bronztë

Xhudisti Akil Gjakova nuk ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020.

Ai u eliminua në çerekfinale nga Tsendochir Tsogtbaatar, në vazhdime pasi katër minutat e rregullt nuk prodhuan një fitues.

 

 

Megjithatë, Akil Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë.

Ai në raundin e parë të repesazhit do të përballet me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.

 

\RTV-Okarina\