Ahmeti: Vërshimet e fundit të jenë mësim për institucionet qendrore

Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se këto vërshime shpërfaqen mangësi të shumta, organizative, menaxhuese dhe operacionale

Ai më tej thekson se ka mungesë të planifikimeve dhe mungesë të burimeve dhe kjo e zvogëlon efektivitetin e reagimit në raste të tilla.

“Duhet të intensifikohet puna e vazhdueshme preventive dhe parandaluese në rregullimin e shtretërve të lumenjve, kanaleve të hapura dhe përroskave, po ashtu edhe në përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore në vendet urbane, në mënyrë që të pakësohet mundësia e vërshimeve sa herë që kemi reshje më të theksuara”, shkruan Ahmeti.

Sipas tij, po ashtu duhet të ketë koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse, si dhe të mbahen ushtrime dhe simulime të rregullta të këso lloj situatave, në mënyrë që në të ardhmen reagimi të jetë i plotë dhe profesional.

Ndryshe, para dy jave vendi është përballur me vërshime. Dëme kanë pësuar shumë komuna, ndër të cilat Fushë Kosova, Drenasi, Gjakova, Kamenica, Vushtrria etj.

https://www.facebook.com/tahir.ahmeti/posts/3848415131846252

/RTV-OKARINA