Ahmeti: Unë dhe Besnik Bislimi publikuam kontratën e e autostradës me Bechtel Enka të cilësuar si fshehtësi zyrtare

 

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar në lidhje me intervistimin e Drejtorit të Gazetës Insajderi, Parim Olluri.

Ky medium dje raportoi se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia po refuzon të nënshkruaj kontratën me kompaninë, BioNTech dhe Pfizer për sigurimin e vaksinave.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ai dhe Besnik Bislimi në një konferencë për media të Lëvizjes Vetëvendosje kishin publikuar kontratën e autostradës me Bechtel Enka të cilësuar si fshehtësi zyrtare, pasi që ishte me interes publik.

 

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:

Kur askush nuk e dinte se çka përmban kontrata e autostradës me Bechtel Enka dikush e ka dorëzu në mënyrë anonime kopjen e kontratës. Përkundër rreziqeve e rrethanave në një konferencë për media të Levizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi dhe unë kemi publikuar atë kontratë, të cilësuar si fshehtësi zyrtare.

Edhe pse mendoj se e di kush na e ka dhënë në asnjë rrethanë nuk do të pranoja ta jap emrin sepse publikimi i kontratës ishte interes publik. Në punën time si kryetar shumë shpesh mediat informojmë vetëm lajmet e këqija për komunën.

Disa i kam konsideruar armike. Por, pjesë e demokracisë janë mediat e lira dhe ndjekja e interesit publik nga ana tyre pa marr parasysh sa dobëta e sa të kapura mund të jenë ato.Meqë nuk përzihem as në punët e policisë e as të prokurorisë, së paku mund ti lus (ar)miqët e mi në insajder mos ta japin emrin e burimit të informatës.

Jo pse e mbrojnë burimin e informatës në këtë rast por inkurajojnë rastet e tjera në të ardhmen. Jam i sigurt se kjo shoqëri e jona me demokraci të brishtë do ta ketë reagimin e duhur.

\RTV- Okarina\

Kur askush nuk e dinte se çka përmban kontrata e autostradës me Bechtel Enka dikush e ka dorëzu në mënyrë anonime kopjen…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Saturday, April 17, 2021