Afro 4 mijë gjoba të shqiptuara si pasojë e mosrespektimit të masave antiCovid

 

 

3981 gjoba janë shqiptuar në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-COVID.

Siç ka njoftuar policia e Kosovës në raportin ditor, në bazë të ligjit anti-COVID janë shqiptuar edhe 1405 tiketa trafiku.

 

Ndryshe nga e hëna në Kosovë kanë hyrë në fuqi masa të reja anti-COVID, pas rritjes alarmante të shifrave me COVID-19. Gastronomia do të funksionojë në hapësirë e orar të kufizuar, ndërsa është bërë obligative sërish edhe bartja e maskave, si dhe është kufizuar orari i qarkullimit pas orës 22:00.

 

\RTV-Okarina\