Adoleshenti shpërthen eksploziv në shkollë, raportohet për 12 të plagosur

 

Një adoleshent rus ka shpërthyer një mjet shpërthyes në një shkollë ortodokse pranë një manastiri jashtë Moskës, duke plagosur një numër njerëzish. Ministria e Brendshme e Rusisë thotë se një 18-vjeçar, i diplomuar në shkollën në Serpukhov, u përpoq të hidhte veten në erë.

Tutje bënë të ditur se mes të plagosurve është edhe një 15-vjeçar. Mediat lokale raportojnë se 12 persona janë lënduar. Gjithashtu raportohet se adoleshenti që ndezi eksplozivin kishte shpëtuar dhe është në gjendje kritike në spital.

Agjencia ruse e lajmeve, Interfax, citoi një burim të thoshte se armiqësia e adoleshentit ndaj mësuesve dhe nxënësve mund të ketë motivuar sulmin. Një tjetër burim i tha agjencisë së lajmeve Tass se ish-studenti i shkollës së mesme po planifikonte një sulm gjatë lutjeve të mëngjesit, por pajisja e tij shpërthyese pëlciti në hyrje të manastirit.

Prokurorët në rajonin e Moskës kanë hapur hetim për tentativë vrasjeje, por motivi i sulmit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Prokurorët kanë postuar një video nga vendi i ngjarjes ku shihet policia dhe ambulanca jashtë manastirit.

Guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyev, nuk specifikoi se sa studentë u plagosën, por tha se asnjë nuk ishte në gjendje të rrezikshme për jetën, shkruan BBC.

Kisha Ortodokse Ruse ka premtuar të ndihmojë viktimat. Incidentet në objektet fetare janë të rralla në Rusi, por vendi ka parë një rritje të sulmeve të adoleshentëve në shkolla vitet e fundit.

Në shtator, një student vrau gjashtë persona dhe plagosi dhjetëra në një kampus universitar në qytetin Urals të Permit. Në maj, një 19-vjeçar hapi zjarr në shkollën e tij të vjetër në qytetin qendror të Kazanit, duke vrarë nëntë persona.

 

\RTV-Okarina\