Adelina Ismaili pozon e grimuar me një makijazh ‘të ashpër’

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Adelina Ismaili, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, duke marrë vëmendjen me paraqitjet e saj.

Së fundmi, këngëtarja Ismaili ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft tërheqëse me një makijazh “të ashpër” në fytyrën e saj.

“Bëhu ndryshuesja e lojës”, shkroi ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, në të cilën pëlqimet dhe komentet e shumta nuk munguan.