Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka uruar Lumir Abdixhikun për postin e kryetarit të LDK-së.
Ai përmes një postimi në Facebook tha se LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë.
“Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm“, shkroi ai.
Postimi i plotë:
LDK sot edhe njëherë dëshmoi se është model i demokracisë. Faleminderit Kuvendarëve,
për bashkëpunimin e mirë e që bënë çmos për të respektuar masat.
Falënderoj Kryetarin e deritanishëm Isa Mustafa, për kontributin dhe punën e palodhshme, gjatë mandatit në krye të LDK-së
Urime kryetarit të zgjedhur, Lumir Abdixhikut, i cili do të vazhdojë projektet e proceset shtetndërtuese të LDK-së. Së bashku të gjithë, do të forcojmë edhe më tej LDK-në, për t’u rikthyer edhe më fuqishëm
Shëndet
/RTV-Okarina/