Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjysmë ore para seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës i ka bërë ftesë publike Kryeministrit të Kosovës, Albin kurtit dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë që të marrin pjesë në këtë seancë.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se meqenëse pandemia është prioritet, Kurti e Vitia nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër para pjesëmarrjes në seancë.
“Meqenëse pandemia është prioritet absolut për shkak rrezikut direkt që vjen me të, sot kryeministri Kurti dhe ministri i shëndetësisë Vitia, nuk do të duhej të kishin asnjë prioritet tjetër, para pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit. Megjithëse e kanë ditur tashmë, nëse paraprakisht nuk e kanë vënë në agjendë, i ftoj që këtë ta bëjnë tani, në mënyrë që të vijnë në Kuvend e të ballafaqohen me përgjegjësitë e tyre”, ka shkruar Tahiri.
\RTV-Okarina\