Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl ka takuar të premten kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.
Nga LDK kanë njoftuar se gjatë takimit është diskutuar për situatën aktuale në vend, formimin e institucioneve të Kosovë, platformën e krytarit të LDK-së si dhe për themelimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl. Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend, formimin e institucioneve të Kosovës, platformën e kryetarit të LDK-së si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e LDK-së.