Kryetrari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se Qeveria e Kosovës në të gjithë sektorët është duke keqmenaxhuar.
Sipas tij, shëndetësia është më tepër se pandemia dhe rregullimi i infrastrukturës është diçka përtej asfaltit.
Madje ai ka thënë se Qeveria Kurti është totalisht e papërgatitur edhe sa i përket dialogut me Serbinë. Kreu i LDK-së shtoi se partia e tij nuk do të jetë pjesë e këtij procesi, por që do të kërkojë llogari nga Qeveria.
“Politika e shëndetësisë do të duhej të ishte më tepër se pandemia, e spitaleve të reja. Politika e infrastrukturës do të duhej të ishte diçka përtej asfaltit”.
“Ne kemi një Qeveri që nuk ka pozicion politik rreth dialogut. Unë kam kërkuar nga Kurti në takim që të prezantoj për qytetarët e shoqërinë civile një qëndrim. Ne u kemi paraqitur një dokumenti është bukur publik sepse i është shpërndarë edhe medieve”.
“Ai i ka disa parime që baza negociuese duhet të jetë me Kosovën po jo për Kosovën. Kosova duhet të jetë palë e dialogut. Të ketë konfirmim të plotë që çështjet e organizimit territorial nuk do të diskutohen në dialog”.
“I kam bërë të qartë kryeministrit e juve se LDK nuk merr pjesë në dialog. Si LDK do të kërkojmë raportim me Kuvend për dialogun, besoj që kjo është përgjegjësi e Qeverisë. Shmangia e dialogut çon në përplasje me BE e ShBA. Kjo Qeveri është totalisht e papërgatitur për të marr pjesë në dialog”.
Kur foli për takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i ShBA-së dhe Përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, tha se kërkoi ndihmë për heqjen e vizave e anëtarësim në NATO.
“Jam takuar me Lajçkun e Palmerin dhe nuk kam paraqitur asgjë më shumë se kjo që thashë lidhur me dialogun kurse jashtë kësaj kemi diskutuar miqësisht lidhur me LDK-në e fortë, ta kemi një Qeveri funksionale, kërkuam të na ndihmojnë në çështjet e liberalizimit të vizave dhe të bëhet një ndarje mes saj e dialogut, të shtyhet Kosova drejt përfaqësimit në NATO”.
Përderisa Ehat Miftaraj, nga IKD0ja ka pyetur lidhur me vettingun a do ta përkrahni pozitën për ta bërë këtë si dhe çështja e ngritjes së një padie për gjenocid.
“Ne mendojmë që vettingu duhet të jetë unik jo model si në vendet tjera sepse nuk funksion. Ai dihet të jetë sistem i vazhdueshëm”.
\RTV-Okarina\