Abdixhiku: Kurti po zhduket kur po flasim për pandeminë

 

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër mungesën e kryeministrit Kurti në seancën kur po disktohet për menaxhimin e pandemisë.

 

 

“Një qeveri që në temën më të rëndësishme me siguri të Kosovës në 20 vitet e fundit, nuk e ka kryeministrin në seancë, tregon se e ka kryeministrin të painteresuar për pandeminë. Një kryeministër që e len ministrin e shëndetësisë vet, tregon se sa pak i intereson për pandeminë.  Flasin për testime ende kur bota flet për vaksinim. Çdo dy orë në Kosovë një qytetar i Kosovës vdes për shkak të pandemisë. Kur kjo seancë të ketë mbaru, dy qytetarë, prindër, fëmijë të dikujt do të kenë vdekur për shkak të pandemisë. Për 34 ditë qeverisje rreth 340 qytetarë tanë kanë ndërruar jetë. Unë nuk pres të bëni mrekullinë menjëherë, por pres që ta kuptoni seriozitetin e kësaj ngjarje, pres që kryeministri të jetë këtu kur flasim për pandeminë. është humë, është zhdukë, s’e gjen kush sa herë bëhet fjalë për pandeminë”, ka thënë Abdixhiku.