Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, e ka telefonuar Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku për ta uruar për zgjedhjen në këtë pozitë.
Orlando ka thënë se Abdixhiku ia ka deklaruar se është duke punuar për të ndërtuar mbështetje për formimin e institucioneve të reja në vend.
“Miqësisht e thirra këtë mëngjes dhe e urova Lumir Abdixhikun për zgjedhjen si Kryetar i LDK-së”, ka shkruar Orlando.
“Duke iu përgjigjur inkurajimit tim ai më tha se është duke punuar për të ndërtuar mbështetje për formim të institucioneve. I mirëprita pritjet e tij për rolin e të qenit opozitë konstruktive”.
/RTV-Okarina/