Abdixhiku e nis ditën me Jusuf Buxhovin

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka nisur ditën me një kafe me anëtarin e parë të këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin.

Ata biseduan miqësisht shumëçka, për historinë, publikimet e Buxhovit, të shkuarën e të ardhmen.

 

 

“Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen.

Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës. Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithëpopullore dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

\RTV-Okarina\