Sot, në Bllacën e Hanit të Elezit është përuruar ‘ Muri i Kujtesës’, në qendër të së cilit qëndron fotografia e Shefrie Lutës me vajzën e saj Besianën, teksa po iknin nga ushtria serbe
Mozaiku është punuar nga artisti Fatos Kabashi me rreth 250 mijë guralec.
Krahas fotografisë, në mur janë shkruar edhe statistika të shpërnguljes së shqiptarëve përmes kufirit, si dhe thënie të politikanëve botërorë për luftën e viteve 1998-1999.
‘Muri i Kujtimit’ është i gjatë 15 metra, ndërsa i lartë 2.7 metra
/RTV-Okarina