775 qytetarë gjobiten për mosrespektim të masave anti-covid

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar 775 gjoba për shkelësit e Ligjit për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit Policia ka shqiptuar rreth 1 mijë tiketa të trafikut, ndërsa për vepra të ndryshme penale ka arrestuar 18 persona.

Brenda një dite kanë ndodhur 10 aksidente me të lënduar dhe 21 me dëme materiale.