Jashari në 22 vjetorin e Betejës së Koshares, bënë thirrje për unitet politik

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari  në 22 vjetorin e Betejës së Koshares, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, ish ushtarë të UÇK-së, në mesin e tyre edhe Basri Rexhepi me banim në Kanada, kanë  bërë homazhe tek varret e dëshmorëve të kësaj beteje, në krye me komandantët Agim Ramadani e Sali Çekaj.

Jashari tha se Beteja e Kosharës ishte dhe mbetet një nga shembujt e triumfit tonë kundër forcave kriminale serbe, ajo shënoi një kthesë të rëndësishme në rrugën tonë për Liri e Pavarësi.
Gjithashtu ai ka bërë thirrje për unitet politik.
“Nga Kosharja heroike bëra thirrje për unitet politik, për të jetësuar amanetin e të rënëve për Liri, Pavarësi e shtetndërtim!” tha Jashari

Në 22 vjetorin e Betejës së Koshares, bashkë me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, asambleistë, ish ushtarë të UÇK-së,…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on E premte, 9 April 2021