Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen sot në Akademinë Ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

Dy kadetë të FSK-së do të diplomohen në Akademinë Ushtarake Mbretërore “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar.

Këtë ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes , gjersa kanë njoftuar mediat se sot me datën 09.04.2021 në Akademinë Ushtarake Mbretërore “SANDHURST” të Mbretërisë së Bashkuar, mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve në ora 11:45 sipas kohës së Kosovës.
“Në këtë ceremoni do të diplomohen edhe dy kadetë të FSK-së: nëntoger Iliriana Bunjaku dhe nëntoger Ardit Deliu.”
“Kadetja e FSK-së nëntoger Iliriana Bunjaku do të marrë çmimin e parë në këtë ceremoni “Shpata Ndërkombëtare” si kadetja më e mirë ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

\RTV-Okarina\