Vdes 24-vjeçarja si pasojë e COVID-19 disa ditë pasi lindi foshnjën

 

Një 24 vjeçare ka ndërruar jetë dje si pasojë e infektimit me Covid19, disa ditë pasi sjelli në jetë foshnjën e saj, të gjinisë mashkullore.

E ndjera është nga Sllatina e Epërme të komunës së Vitisë.

Kurse, foshnja është në gjendje stabile shëndetësore.

 

 

Lajmi është konfirmuar edhe nga QKUK-ja.

Gjatë ditës së sotme e ndjera do të varroset në Sllatinë të Epërme.

 

\RTV-Okarina\